Pasi që dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, e shumë tjerë mbetën të gjallë “të varrosur” nën rrënoja.
Por një rrëfim që vjen nga Siria pas tërmeteve shkatërruese ka habitur shumëkënd. Bëhet fjalë për një burrë me emrin Ahme dal-un Magribi, banor i Sirisë, i cili ishte në qytetin sirian Atarib kur ndodhi tërmeti, transmeotn Telegrafi.
Ai ishte i “vdekur” dhe trupi i tij kishte mbetur nën rrënoja, por që dy ditë më pas është “rikthyer në jetë”. Trupi i tij ishte nxjerrë nga rrënojat dhe mjekët e kishin dërguar në frigoriferët e morgut, ku qëndroi dy ditë derisa të arrinte familja e tij për ta identifikuar.