Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

    Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

    Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave

    Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila duhet të vazhdojë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sitiuata në veri, Musliu: Skenar i Serbisë për ta larguar Policinë e Kosovës

29 Maj 2023, 16:01
në Lajme
Ja çfarë thotë njohësi i çështjeve të sigurisë për Vuçiq-in
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, thotë se situata e krijuar në veri të vendit është skenari i Serbisë për ta larguar Policinë e Kosovës nga komunat veriore.

Ai ngre shqetësimin se në protestat e serbëve në veri të vendit po marrin pjesë rreth 350 ish-pjesëtarë serbë të PK-së, e të cilët e kanë me vete edhe armatimin e Republikës të Kosovës, të cilin nuk e kanë dorëzuar pas dorëheqjes. Madje, thekson se në këto protesta ka edhe pjesëtarë të policisë së Serbisë.

Sipas tij, protestat e dhunshme në veri të vendit gjoja për të penguar kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë të diktuara nga Vuçiqi me qëllim të blerjes së kohës nga ky i fundit deri në përfundim të luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, në mënyrë që të përfitojë.

Eksperti i sigurisë në një intervistë për KosovaPress tregohet kritik ndaj bashkësisë ndërkombëtare, për të cilën thotë se edhe duhet të zgjidhë situatën në komunat në veri të vendit.

Sa i përket të maskuarve që u panë sot në mesin e protestuesve në veri, eksperti i sigurisë thotë se të njëjtit janë edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.

“Organizatorë për rend, qetësi të mbarëvajtjes të kësaj proteste të dhunshme ishin ish-policët e Kosovës, të pakicës serbe, të cilët dhanë dorëheqje para disamuajsh, diku rreth 550 të tillë, të cilët nuk e kanë dorëzuar armatimin e Republikës së Kosovës dhe e kanë me vete edhe sot… Sa i përket të maskuarve që i pamë në masë, janë pjesëtarë të kësaj policie, të BIA-s, të ‘Rojeve të urës’, të cilët janë të udhëhequr nga Aleksandër Filipoviq, ish-polic i Republikës të Kosovës, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me shërbimet sekrete serbe GRU dhe FSB. Është i dekoruari i Aleksandër Vuçiqit para disa javësh në Beograd. Ndërsa, udhëheqës i ‘Rojeve të urës’, të organizatës ilegale është Milun Milenkoviq ‘Lune’. Në mesin e tyre mund të shohim edhe pjesëtarë të tjerë, të cilët nuk janë parë në jetën e rëndomtë në veriun e Kosovës. Mund të jetë e involvuar edhe pjesa e Wagner-it nga Beogradi. Por, çka është interesante para Kuvendit komunal të Zveçanit shihen edhe majori Ivan Aksentijeviq, togeri Dejan Vuçeniq dhe togeri tjetër Milis Vlaskoviq. Do të thotë pjesëtarë të policisë serbe dhe të BIA-s janë të involvuar drejpërsëdrejti në këtë operacion siç e quajnë ata, për lirimin e objekteve të tyre, siç pretendojnë ata”, thotë ai.

Në një intervistë për KosovaPress, eksperti i sigurisë flet edhe për metodat që Serbia po përdorë për të arritur synimet e saj në Kosovë, për çka apelon ndërkombëtarët që të mos bien në grackën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në mes të protestuesve në Leposaviq, mund ta shihni një zonjë e cila deklarohet para policit se aty punon për 35 vjet, dhe don të hyjë në vendin e saj të punës dhe asgjë tjetër. Por, nëse analizojmë pak më shumë, ajo zonjë më shumë se 45-47 vjet nuk mund t’i ketë. Do të thotë ajo i bie që në moshën 10-vjeçare paska hyrë të punojë në Kuvendin e Leposaviqit, që është një gënjeshtër e kulluar. Do të thotë, i gjithë skenari është përgatitur për ta larguar Policinë e Kosovës nga veriu i Kosovës, që është edhe kërkesa e tyre. Në këtë grackë nuk guxon të bie as KFOR-i, as QUINT-i, as të gjithë akterët tjerë… Sepse po u largua policia e Kosovës, atëherë këto banda kriminale do të udhëheqin me pjesën veriore të Kosovës dhe do të ketë situata shumë të palakmueshme në të ardhmen. Do të thotë kjo kërkesë e diktuar nga Vuçiqi është e papranueshme dhe na flet që A. Vuçiq, gënjeshtari që blen kohë vazhdueshëm me këto manovra, me këtë dhunë që e shfaq në veri, mundohet që të blejë kohë për shkak të epilogut të luftës në Ukrainë”, thotë ai

Reklama

Ai përmendi edhe vizitat e politikanëve serbë në Rusi, për çka tha se presidentit rus, Vladimi Putin, i konvenon të ndezë një krizë në Ballkan për tu faktorizuar prapë në skenën ndërkombëtare dhe për të minimizuar atë që ndodh në Ukrainë.

Sa i përket simbolit “Z”, i cili u shfaq sot nga pjesëtare të grupeve kriminale serbe, Musliu tha se nuk është asgjë më shumë sesa motivim për serbët për të vepruar në terren.

“Iu duket se janë të mëdhenj, mishërohen me atë shkronjë, e shkruar dhe asgjë tjetër. E pamë se si kaloi kjo ‘Z’ në Ukrainë, u zhduk e tëra”, thekson ai.

Musliu kritik shprehet për sjelljen e djeshme të raportueses për Kosovën, Viola Von Cramon, karshi policëve të Kosovës në veri gjatë qëndrimit të saj atje.

“Znj. Cramon e din në veri të Kosovës kush vepron, dhe çfarë ka ndërmend të bëjë. Ka ndërmend të bëjë kaos. Dhe, megjithatë, i pyet policët se çfarë kanë ndërmend të bëjnë aty. Dhe, unë mendoj që nuk e ka menduar mirë dhe është gabim shumë i madh i saj, dhe mendoj se në momentin emocional e ka thënë këtë”, thotë ai.

Në intervistën për KosovaPress, ai thekson se nuk ka nevojë për panik dhe se politika dhe segmenti i sigurisë duhet të kryejnë punën e tyre.

Në fund, eksperti i sigurisë, vlerëson lart punën e pjesëtarëve të Policisë të Kosovës, për të cilët tha se po kryejnë detyrën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa thotë se edhe mënyra e tyre e punës është për t’u vlerësuar.

Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.

Në mesin e tyre prezent kishte edhe njerëz me maska, e për të cilët Instituti Octopus ka ngritur shqetësimet se mund të ketë të gatshëm për sulme terroriste.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës.

Ndërsa ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka theksuar të hënën nevojën për de-eskalimin e situatës në veri.

Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

6 orë më parë
Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

6 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

7 orë më parë
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH