Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilluan pasditen e së mërkurës një bisedë telefonike për të diskutuar rreth situatës në Ukrainë.
Lajmi është raportuar nga agjencia e lajmeve TASS duke cituar Kremlinin.
Gjatë diskutimit për situatën në Ukrainë, vëmendja raportohet se u përqendrua në problemet që lidhen me negociatat e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Putini nënvizoi një sërë konsideratash në kontekstin e qëndrimeve parimore të Federatës Ruse në bisedime,” tha Kremlini.