Situatë shumë e tensionuar në kufirin Poloni-Bjellorusi. Emigrantët në kufirin Bjellorusi-Polak, filluan të prisnin gardhin, ndërsa policia për ti ndaluar ata përdori topa uji, bomba tymi dhe gaz lotsjellës. Emigrantët u përgjigjën duke hedhur gurë, transmeton Kosova Post.
Emigrantët po largohen nga pika kufitare. Megjithatë, disa rezistojnë me këmbëngulje.
Emigrantët në kufirin e Polonisë dhe Bjellorusisë kanë kaluar natën në çadra, pranë kalimit “Bruzgi”. Sot në mëngjes, në vend të një topi uji, u shfaqën katër.
Për shkak të motit të ftohtë, refugjatët kanë filluar të thërrasin mjekët bjellorusë. Vullnetarët e Kryqit të Kuq u japin ushqim dhe ujë.
Refugjatët nga vendet e Lindjes së Mesme mbërritën më 8 nëntor në kufirin polak – pikëkalimin kufitar “Bruzgi”. Mes emigrantëve ka familje me gra dhe fëmijë. Ata nuk e fshehin se synimi i tyre është të shkojnë në Gjermani, prandaj herë pas here tentojnë të çajnë telat me gjemba në kufirin polak.sh.o./Kosova Post/