Diskriminimi i Serbisë ka prekur kufijtë e racizmit”, kështu e nis fjalën, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, gjatë intervistës së tij në Sytë 7 të Klan Kosovës.
E pikërisht për këtë shkak, ai tha se sot organizohet protesta e dytë e shqiptarëve në Luginë, pas asaj të 12 gushtit.
Lutfiu, bëri me dije se sot nga ora 13, shqiptarët do të marshojnë, paqësisht, mbi kërkesat që i kanë për vite të tëra, e që Serbia nuk po ua miraton, ndonëse ka marrëveshje për shumë gjëra, njofton Klankosova.tv.
Lutfiu, njoftoi se protesta e sotme ka moton “Kthema Adresën”, pas pasivizimeve të shumta të adresave të shqiptarëve në tokat e veta në Luginë. Lutfiu, në intervistë me moderatorin Enis Reçica, tha se “nuk ka asnjë familje shqiptare që nuk po diskriminohet nga Serbia, sikurse s’ka parti shqiptare që është kundër protestave në Luginë të Preshevës”.
Ai shtoi se protestat po bëhen, pasi përmes dialogut ma nuk po shohin zgjidhje.
Lutfiu, bëri me dije se Serbia po i diskriminon veç shqiptarët, dhe jo komunitetet tjera që jetojnë atje. Por, për shqiptarët, sipas tij, Serbia ka tendencë spastrimi etnik. Veç pasivizimit, Lutfiu përmendi edhe faktin se si në shkollat e mesme, nxënësit shqiptarë nuk kanë tekste në gjuhën shqipe, por detyrohen që ende të marrin mësim duke diktuar mësimdhënësit e tyre, njofton Klankosova.tv.