Ujësjellësi “Prishtina” ka paralajmëruar se nga nesër do t’i shkyç nga sistemi borxhlinjtë.
Kjo kompani ka bërë me dije se borxhi total i konsumatorëve është rreth 45 milionë euro.
“Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha”, bën të ditur ujësjellësi.
Postimi i plotë:
Fillimisht ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushëveprimtarinë e KRU ”Prishtina ” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë çasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.
Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.
Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës.
Për detaje do njoftoheni me kohë.
Ju lutemi të na përcjellni në këtë aksion dhe ju lutemi për konfirmim!.