Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, ka dhënë disa porosi për përspektivën e Kosovës, Malit të zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës e serbisë për anëtarësim në BE.
Në një prononcim para mediave, ajo tha se është e rëndësishme oferta e paqes dhe sigurisë në BE.
“Oferta e paqes dhe sigurisë në Bashkimin Evropian është mburoja mbrojtëse më e rëndësishme tani edhe për partnerët dhe miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj është kaq qendrore ,që ne në këto kohëra ta kuptojmë që zgjerimi është një çështje gjeopolitike, dhe që për paqe e siguri në Evropë, nuk duhet të ketë “zona gri”. Me vjen mirë që sot ministrat e ministret e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, sërish janë në takim me ne”, tha Baerbock.
Sipas saj, BE veç forcohet me zgjerimin e saj.