Sipas Projektligjit për Paga, në arsimin universitar dhe parauniversitar, koeficientin më të lartë pritet që ta ketë rektori – 14,2 – i cili, sipas kërkesës së AAK-së, do të paguhet me 1 mijë e 831 eurosh e 80 centësh në muaj.
Dekani, i cili parashihet që të ketë koeficient 12,8, pritet që të paguhet 1 mijë e 651 euro e 20 centë.
Profesori i rregullt, i cili e ka koeficientin 12,4, pritet që të ketë pagë prej 1 mijë e 599 eurosh e 60 centësh.
Në anën tjetër, drejtorët e shkollave të mesme të larta pritet që ta kenë koeficientin 6,4 ose pagë prej 825 eurosh e 60 centësh, teksa drejtorët e shkollave fillore e të mesme të ulëta parashihet që ta kenë koeficientin 6 apo pagë prej 774 eurosh.
Ndërkohë mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, koeficientin 5,8 apo 748 euro e 20 centë pagë bazë, ndërsa ata në arsimin fillor, pritet ta kenë koeficientin 5,6 apo 722 euro e 40 centë pagë, e mësimdhënësit e institucioneve parashkollore koeficientin 5,2 apo 670 euro e 80 centë pagë.