Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar sulmin që ndodhi në Shtërpcë, plagosja e dy personave.
Ai ka thënë se, edhe pse rasti është i dënueshëm, nuk duhet t’i bëhet gjykimi pjesëtarit të FSK-së, pa u sqaruar të gjitha rrethanat.
Tutje, Mulliqi ka shkruar se shqiptarët kurrë nuk kanë provokuar, serbët janë të instrumentalizuar për qëllime të Vuçiqit.
Postimi në Facebook:
Shume eshte komentuar rasti i Shterpces, ku u plagosen dy serb.Krejt ne rregull eshte se rasti si i tille eshte i denueshem, por jo ti behet gjykimi pjestarit te FSK-se, pa u sqaruar te gjitha rrethanat. Të gjithë duhet të gjykojne me koka te ftohura, jo me emocione. Po ka raste te lexoje njeriu gjithfare reagimesh, edhe nga njerezit kompetent, por qe ne rastin ne fjale patem me bollek reagimesh te karakterit linques ndaj pjestarit te FSK-se si i dyshuar lidhur me plagosjen e dy serbeve. Ne, e dime te gjithe se sa te predisponuar jane serbet, si popull per te prodhuar incidente deri ne vrasje te popullit te vet, per ti fajesuar pastaj shqiptaret. Kemi pasur shume raste nga historia e vjeter dhe e re. Nga e reja dihet per rastin Maratinoviq, dhe per rastin Panda ne Peje, ku vete serbet ishin protagoniste te vrasjeve. Nuk dua qe ne asnje menyre qe te behe krahasime per ta mbuluar rastin ne fjale. Por, rrethanat e krijuara ne veri me barrikada, me gjuajte armesh dhe plagosje te pjestarit te poliice te Kosoves, flasin se strukturat kriminale serbe, kan filluar qe krizen ne veri ta fusin ne mbrendi te Kosoves. A ka mundesi qe pjestari i FSK-se ate dite te jete provokuar rende nga turma, e ai te vetembrohet?! Kjo tek e fundit eshte pune e organeve perkatese, te zbulohet rasti ne menyre te detajuar, per te mos lene dilema. Shqiptaret kurre nuk i kan provokuar serbet te cilet gjithmone edhe tash jane te priveligjuar. U heshte nga nderkombetaret por edhe nga vet ne, rasti i plagosjes te policit ne veri, dhe gjithashtu u harrua edhe vrasja e pafalshme ne burg te nje shqiptari tjeter nga Peja, i cili jetonte ne mergim. Serbia dhe minoriteti serb jo te gjthe, jane instrumentalizuar per qellime te Vuqiqit, per ndarjen e veriut te Mitrovices nga Jugu, dhe kjo nuk ka asnje dilemë, qe po perdoret me krijuar sa me shume situata te konflikteve nderetnike, per te arritur objektivat pushtuese serbo -ruse ne rajon. Ky rast nese ndodhe qe fajtor shpallet nga gjykata pjestari i FSK-se, me duket se eshte rast i izoluar dhe keshtu duhet te trajtohet nga politika.