Mund t’i dalë për shumë kohë në ëndërr një poshtërim i tillë nga rivalët e përjetshëm në derbin e Anglisë. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e pranon që është momenti më i vështirë në stolin e “Djajve të Kuq”.
“Nuk është e lehtë të thuash diçka, përveç se është dita më e errët që kam pasur duke udhëhequr këta lojtarë. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë individualisht dhe si ekip, nuk duhet t’ia lejosh ato mundësi një skuadre si Liverpooli, por fatkeqësisht ne e bëmë. E gjithë performanca nuk ishte e mirë. Ata patën raste dhe ishin shumë të saktë. Goli i tretë vendosi ndeshjen.”
Përgjegjësia: “Është imja. Stafi stërvitor është shumë, shumë i mirë. Jam unë ai që zgjedh mënyrën se si duhet t’i qasemi ndeshjes. U dhamë shumë hapësira dhe kur u jepni lojtarëve të mirë hapësirë ata shënojnë.
Humbje e rëndë: “Sezonin e kaluar humbëm ndaj “Spurs”-ave 6-1, por kjo është më keq, shumë më keq për mua, si një djalë i Mançesterit. Duhet ta kapërcejmë këtë moment sa më shpejt që të mundemi.”/SS