Donald Trump ka mbetur prapa Joe Biden në sondazhin e fundit zgjedhor nga “Fox News”.
Kandidati republikan është dy pikë prapa presidentit Biden në sondazhin e fundit të zgjedhjeve presidenciale amerikane nga “Fox News”, që është hera e parë që Biden ka kryesuar në një sondazh të “Fox”-it që nga tetori.
Trumpi mund të jetë duke parë ndikimin e dënimit të tij në fund të gjyqit të tij të parave të heshtura, ndërsa Bideni mund të ndjejë përfitimin e ekonomisë amerikane që tejkalon pritjet.
Që nga maji, sondazhi ka parë një ndryshim prej tre pikësh në garën presidenciale, pasi Trump ishte përpara me një pikë muajin e kaluar.
ideni gjithashtu kryeson me një pikë përpara Trumpit, 43 për qind me 42 për qind, në sondazhin e zgjeruar të “Fox News” që përfshin pesë kandidatë presidencialë, duke përfshirë Robert F Kennedy Jr, i cili ka marrë 10 për qind dhe Jill Stein, dhe Cornel West, të cilët të dy kanë marrë 2 për qind.
Sondazhi ka zbuluar se disa votues mund të bëhen më pozitivë për ekonominë amerikane, pasi rreth një e treta e votuesve, 32 për qind, kanë thënë se ekonomia është në gjendje të shkëlqyer ose të mirë, numri më i lartë i sondazhit ka qenë gjatë presidencës së Bidenit.
Niveli i mëparshëm ishte 30 për qind.