Sot do të përballen rivalët e qytetit Milano, e që janë rivalë lokal, pra Milan – Inter në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë do të ndeshen sonte, përcjell KosovaPost.
Inter pasi arritën fitore 2:0 ndaj Romës kërkojnë të arrijnë edhe në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Ekipi i Piolit gjithashtu morën fitore 4:0 ndaj Lazios për të arritur në këtë super gjysmëfinale.
Të dy skuadrat do kërkojnë fitoren pasi duan të jenë në finalen e Kupës së Italisë.
Gjysmëfinalja në Itali luhet në dy ndeshje. Rregullat për golin mysafir janë larguar në Ligën e Kampionëve, por jo edhe në Itali.
Edhe përkundër faktit që dy rivalët e qytetit e kanë një stadium të vetëm, në këtë rast Milani cilësohet si skuadra e cila luan sot në shtëpi.
Rregullorja e Italisë thotë: “Skuadra që ka shënuar numrin më të mash të golave në total gjatë dy ndeshjeve do të kualifikohet në finale. Në rast se numri total i golave është i barabartë, ekipi që ka shënuar më shumë gola jashtë do të avancojë”, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Milani dhe Interit luhet sonte me fillim nga ora 21:00.
Vlen të përmendet se Stefano Pioli(trajneri i Milan) ka bërë disa ndryshime të mëdha në formacion, duke larguar sulmuesin spanjoll, Brahim Diaz e duke e zëvendësuar me mesfushorin boshnjak, Rade Krunic.
Poashtu mungon Sandro Tonali(skualifikim për përmbushjen e kartonëve), ku mesfushën do të përbëjnë Bennacer dhe Kessie tashmë me një ritëm të ngadalësuar, duke iu shtuar listës së mungesave dhe Ibrahimoviç dhe Kjaer që disa kohë
Mungesa do të ketë edhe Inter, ku Simone Inzaghi nuk do të mundet që të llogarit në Correa dhe Gosens.
Ndryshe, Milan mposhti Interin ndeshjen e fundit 1-2 ku shënoi dy herë për Milan.