Partia Social Demokrate (PSD), sot ka planifikuar të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion që ka të bëjë me faljen e gjobave gjatë pandemisë, të shqiptuara nga autoritetet e rendit ndaj qytetarëve, shkruan Kosova Post.
Vetë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se mbledhja do të filloj sot në ora 12:00:
“E premte, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për peticionin qytetar për faljen e gjobave të pandemisë COVID-19. Përmes këtij peticioni do të dorëzojmë projektligjin për faljen e dënimeve në Kuvendin e Kosovës. Ju ftojmë secilin që të vini dhe ta nënshkruani.”
Dënimet që janë shqiptuar në bazë të Ligjit për Pandeminë, i cili ka hyrë në fuqi që nga gushti i vitit 2020, kanë të bëjnë me mosrespektimin e masave anti-covid./KosovaPost/