Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Deputetët e Kuvendit mes tjerash, sot me fillim nga ora 10, do të shqyrtojnë edhe Propozim-rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila duhej të trajtohej nuancën e djeshme.
Dje, deputetët kanë trajtuar disa nga pikat e papërfunduara nga disa seanca të kaluara. Por, as gjatë kësaj seance nuk kishte kuorum për votimin në parim të projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor si dhe për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Ndërkohë, deputetët e Kuvendit diskutuan për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 pasi Qeveria i ka hapur rrugë zhbllokimit të mjeteve vetanake për komunat.