Sot në orën 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës për shqyrtim janë nëntë pika.
Në mes të tyre është paraparë që të mbahet edhe një interpelancë me kryeministrin Albin Kurti mbi çështjen: “Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”