Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.