Sot pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare.
Mbledhja e kryesisë pritet të filloj nga ora 10:00.
Ndërsa ky është rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për seancë plenare:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
Siç dihet, të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dështoi për shkak të mungesës së kuorumit./KosovaPost/