Kohëve të fundit janë shtuar zërat se Serbia mund ta sulmoj ushtarakisht Kosovën.
Këtyre zërave i ka dhënë ‘flakë’ një deklaratë që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi për një media ukrainase, ku ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për luftë me Serbinë.
Mirëpo gjatë ditës ka reaguar Bislimi i cili ka thënë se deklarata e tij është keqcituar.
Politologu Nexhmedin Spahiu në emisionin ‘Politiko’ ka thënë se e vërteta është se rreziku është i madh për luftë.