Pas Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut, Gazeta Express merr vesh se me urdhër të Prokurorit të Specializuar është arrestuar edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Arrestimi i tij është kryer herët në mëngjes. Edhe ai dyshohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar më herët aksionin e sotëm, duke thënë se operacionet janë për hetime për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se aksionet janë autorizuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.