Gjykata Speciale është duke vazhduar operacionet e saj për konfiskim të telefonëve.
Insajderi merr vesh se tashmë Specialja ia ka konfiskuar telefonin edhe vëllait të heroit Hakif Zejnullahut, Bajram Zejnullahut.
Bajram Zejnullahu ka qenë kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Familja e heroit njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përveç Zejnullahut, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonët iu janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.


























