Barcelona dhe Interi janë ndarë baras 3:3 pas një ndeshje të mrekullueshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Zikaltrit e nisën si është më mirë me dy golat e Marcus Thuram dhe Denzel Dumfries në minutat 1′ dhe 21′.
Barcelona u kthye në lojë me golat e Lamine Yamal, 24′, dhe Ferran Torrest, 38′, e kështu u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Denzel Dumfries doli edhe një herë në skenë, dhe ktheu epërsinë e Interit me golin me kokë në minutën e 64-t.
Por, një autogol i portierit Yan Sommer pas predhës së Raphinhës u përkujdes që loja të mbarojë 3:3.


























