Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Gjatë pranimit të të burgosurit E. D, në rrobat e tij në mënyre të komufluar u gjet një sasi e dyshuar e narkotikëve.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, si dhe është njoftuar Policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.
https://www.facebook.com/share/hucX3GegQQ5NGyfW/?mibextid=WC7FNe