Policia çon sërish në SPAK deputetët e opozitës. Pas trazirave ditën e djeshme në Kuvend dhe në oborrin e Kuvendit, policia e Tiranës ka referuar çështjen në SPAK me akuzat për “Kanosja”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Deputetja e PD-së Elda Hoti e cila hodhi një lëndë të pacaktuar mes ulëseve të Kuvendit akuzohet për dy vepra penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:
Luan Baçi, 61 vjeç, dhe Saimir Korreshi, 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Luan Baçi dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim, shkruan voxnews.al.Materialet i kaluan Prokurorisë.