Sot shënohet Dita Memoriale e Policëve të rënë në detyrë, ndërsa në nderim të të rënëve në detyrë janë organizuar aktivitete të ndryshme nga institucionet shtetërore.
Nderim me homazhe për policët e vrarë bënë edhe pjesëtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Këtë e bëri të ditur ambasadori Jeff Hovenier në një postim në platformën X, duke thënë se ata ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në shënimin e kësaj dite.
“Kosova sot shënon Ditën Memoriale të Oficerëve Policorë, duke kujtuar 23 policët e guximshëm të Kosovës që bënë sakrificën më të madhe për vendin e tyre. Anëtarët e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ishin të nderuar që iu bashkuan zyrtarëve të Kosovës në pllakën Memoriale për të nderuar oficerët e rënë dhe familjet e tyre”, u shprehi Hovenier.