Organizata Evropiane e Turizmit për vitin 2023 Stambollin e shpall qytetin më shumë të vizituar në Evropë, më 3.2 milion tursitë në ditë, transmeton Kosova Post.
Kjo shifër cilësohet si rekord më vetë dhe një rritje galopante e vizitorëve në krahasim me vitin e shkuar kur u vizitua nga 2.7 milionë banorë.
Qyteti historik është shtëpia e rreth 19 milionë banorëve dhe vazhdon të rritet, Stambolli në një rritje të shpejtë ekonomike dhe për më tepër në një vetësiguri të madhe, që vjen prej tregut të tyre të stërmadh.
Shteti turk me gjithë kritikat që merr nga Bashkësia Evropiane për probleme të ndryshme, vazhdon i qetë rrugën e tij dhe më tepër akoma mëton ta qesëndisë tani Evropën.
Simboli i këtij zhvillimi është vetë qyteti i tyre simbol i njerëzimit… Stanbolli, i cili nga 29 maji i 1453 është pjesë e civilizimit.
Stanbolli është qyteti që përfaqëson urën midis Europës dhe Azisë është gjithashtu qyteti që përfaqëson elementë kryesorë të traditave kulturore të kryeqyteteve europiane:
Stambolli, si qyteti më i populluar i Turqisë dhe një nga qytetet më të preferuara prej shekujsh, mban 18,5 për qind të popullsisë turke. Kjo do të thotë se nga 100 persona që jetojnë në Turqi, mbi 18 prej tyre jetojnë në ish-kryeqendrën e Perandorisë Osmane.
Stambolli, një nga qytetet më të populluara në botë, nga aspekti i popullsisë është sa 1,7 herë më i madh se Londra, 4 herë më i madh se Berlini dhe 6,5 herë më i madh se Parisi.
Sipas ‘TRT’, ai ka popullsinë më të madhe se 145 shtete në botë nga 216 shtete dhe territore gjithsej.
Stambolli me një popullsi prej 14 milionë e 804 mijë 116 banorë lë pas shtetin afrikan të Çadit me 14,4 milionë banorë, Kubën me 11,5 milionë banorë, Tunizinë me 11,4 milionë banorë, Belgjikën me 11,3 milionë banorë, Bolivinë me 10,9 milionë banorë, Greqinë me 10,7 milionë banorë, Republikën Çeke me 10,5 milionë banorë, Portugalinë me 10,3 milionë banorë, Suedinë me milionë banorë, Hungarinë me 9,8 milionë banorë, Austrinë me 8.7 milionë banorë, Izraelin me 8.5 milionë banorë, Zvicrën me 8.3 milionë banorë, Bullgarinë me 7,1 milionë banorë, Serbinë me 7,1 milionë banorë, Danimarkën me 5.7 milionë banorë, Singaporin me 5.6 milionë banorë, Shqipërinë me 2.8 milionë banorë, Kosovën me 1,9 milionë banorë, etj.


























