Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite këtë javë për të diskutuar nëse ka një rrugë përpara drejt paqes në luftën me Rusinë.
Në lidhje me këtë, është konfirmuar se Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë bërë një bisedë rreth 20 minutëshe.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik tha se Starmer dëshiron të shoh rezultate pozitive nga këto bisedime, raporton Sky News.
“Kryeministri tha se shpresonte se do të kishte një rezultat pozitiv në bisedime. Të dy liderët folën gjithashtu për marrëveshjen ekonomike që kishin diskutuar në Shtëpinë e Bardhë dhe kryeministri mirëpriti bisedat e detajuara që kishin ndodhur tashmë për ta çuar këtë përpara. Të dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt”, ka shtuar zëdhënësi.
























