Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se është i zhgënjyer me tarifat prej 25 për qind qe presidenti amerikan, Donald Trump, ia ka vënë Britanisë për çelikun dhe aluminin.
Stamer paralajmëroi Trumpin se Britania e Madhe do të ketë qasje pragmatike në këtë situatë, teksa kërkoi marrëveshje ekonomike me ShBa-në dhe sipas tij, të gjitha opsionet janë në tryezë.
“Natyrisht, si gjithë të tjerët, jam i zhgënjyer kur shoh tarifat globale në lidhje me çelikun dhe aluminin. Por ne do të marrim një qasje pragmatike. Ne jemi, siç e di ai, duke negociuar një marrëveshje ekonomike që mbulon dhe do të përfshijë tarifat nëse kemi sukses. Por ne do t’i mbajmë të gjitha opsionet në tryezë”, tha Starmer, shkruan Skyneës, transmeton kk.
Ai u pyet edhe nëse do ta vizitojë Kanadanë, duke qenë se ajo ka mbajtur peshën kryesore të luftës tregtare të Trumpit. Starmer tha se “Kanadaja është një aleat i rëndësishëm”, por që nuk ka paraparë ndonjë vizitë.