Deputetja nga Lista “Guxo”, Jeta Statovci ka përshëndetur ndërprerjen e grevës së minatorëve të Ndërrmarjes “Trepça”.
Statovci në Facebook tha se minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera.
Derisa ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet bashkë me disa anëtarë të sindikatës.
“Përshëndes ndërprerjen e greves nga minatoret e Ndërmarrjes “Trepça” dhe kthimin në punë drejt funksionalizimit të plotë. Minatorët do të kenë kushte më të mira pune, paga të sigurta dhe në kohë, dhe adresim të shqetësimeve tjera. Sektori minerar është një nga objektivat e mëdha të Qeverisë së Kosovës dhe presim punë e reforma të mëdha në vijim. Minatorët kanë qenë, janë dhe gjithmonë do të jenë sinonimi i punës e rezistencës në Kosovë”, ka shkruar Statovci.
Ndryshe, greva e punëtorëve të Trepçës ka përfunduar mbrëmë në ditën e dhjetë, pas arritjes së marrëveshjes për realizimin e kërkesave të parashtruara nga ana e minatorëve.
Me këtë rast, Ndërmarrja “Trepça” ka publikuar letrën e minatorëve me katër kërkesat e parashtruara, teksa në përgjigjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të “Trepçës” ndaj minatorëve është thënë se do të plotësohen vetëm tri prej tyre.
Sipas letrës së publikuar, kërkesat të cilat do të plotësohen janë “Paga e minatorit prej 6-19 të muajit, të shpallet konkursi i KE-së dhe të përmirësohen kushtet e sigurisë”.
Teksa, ajo për “Tërheqjen e vendimeve të nxjerra nga greva” do të analizohet dhe shqyrtohet në vijmësi.