Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Jeta Statovci, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Statovci në ShBA u takua me Sekretaren e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Janet Yellen.
“Një nga gratë më të fuqishme në botë dhe një nga figurat më me ndikim në ekonominë globale”, shkroi Statovci, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Statovci dje ishte pjesë e një paneli, ku u fol për “Zgjidhjet Multilaterale në Konfliktet e Tashme”, i cili u mbajt në Uashington.