“Do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin në mes të luftës në Ukrainë”, u shpreh të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg.
Në një konferencë biznesi të mbajtur në Norvegji, ai tha:
“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet. Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë.”, ka thënë ai.