Sot, stomatologjia moderne është furnizuar me 24 karrige moderne stomatologjike.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook, raporton KosovaPost.
“Shërbime të reja, metoda të avancuara dhe karrige moderne në stomatologjinë publike. Sot, stomatologjia u furnizua me 24 karrige moderne stomatologjike – kontigjentin e dytë pas pak kohësh, të pajisura me instrumente të integruara, të dizajnuara për rehati maksimale për pacientët dhe lehtësi pune për dentistë”.
Vitia thotë se një vit më parë, në stomatologji u ofrua shërbimi i sedacionit inhalator – i vetmi në rajon.
“Tri javë më parë, në stomatologji filloi trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax, që shkurton kohën e trajtimit nga 2 vjet në vetëm 3 deri në 6 javë! Çdo ditë e më shumë, shëndetësia publike po transformohet me shërbime të reja, metoda të avancuara dhe pajisje bashkëkohore”, ka shkruar më tutje ministri.