Rastet e dhunës në vendin tonë po shtohen çdo ditë, madje po shkaktojnë edhe shqetësime tek të tjerët. Një rast i dhunës ka ndodhur dje në Suharekë rreth orës 15:33, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve nga raporti i Policisë, bëhet e ditur se bashkëshorti e ka sulmuar gruan e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Arsyeja e konfliktit që ka eskaluar deri në dhunë fizike, konfirmohet se ka qenë një mosmarrëveshje.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të bastiset shtëpia e të dyshuarit. Gjatë kontrollës nga Policia, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Polici, ndërsa më pas Prokurori e ka intervistuar dhe me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast “Dhunë në familje”./KosovaPost/