Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një hotel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas policisë lokale.
Sipas informacioneve paraprake, një grua, e cila ishte në gjendje kritike nuk arriti ti mbijetonte dot plagëve të marra.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në një hotel në një lagje të pasur të Uashingtonit, ku ndodhen shumë ambasada.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë autori nuk është identifikuar ende.