Sipas Al Jazeera-s, nga sulmet e fundit ajrore të ushtrisë izraelite mbi Gaza, kanë mbetur të vdekur tre palestinezë, shkruan Kosova Post.
Bëhet fjalë për një burrë me aftësi të kufizuara, një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
“Një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi të një familjeje në Gaza, ka vrarë një palestinez me aftësi të kufizuara, gruan e tij shtatzënë dhe vajzën e tyre tre vjeçare” – ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Eyad Salha, 33 vjeç, gruaja e tij Amani e cila ishte shtatzënë dhe që i takonte njëjtës moshë, bashkë me vajzën e tyre Nagham-in, vdiqën në vend, nga sulmi ajror.
Ata ishin duke u përgatitur për të ngrënë drekë të mërkurën, kur një raketë çau fasadën e ndërtesës bregdetare dhe shkatërroi të tri dhomat në banesën e tyre Deir el-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës./KosovaPost/