Një grua në Prishtinë është sulmuar nga dy ose tre persona dhe pasi ata ishin larguar, por pas sulmit ajo kishte vërejtur se ata persona edhe kishin vjedhur në shtëpinë e saj.
Policia njofton se viktimës femër i është ofruar tretman mjekësor.
“VJEDHJE GRABITQARE Prishtinë / 11.07.2024-23:50 Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhety në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.