Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore të Kosovës në Zveçan, ka njoftuar Policia.
Policia e Kosovës ka thënë, rreth mesnatës të së premtes e të shtunës, e është dëmtuar fasada e shtëpisë dhe një dritare, por nuk ka të lënduar.
“Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është hedhur një mjet eksplodues në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore f/kosovare. Përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e sotëm policor..
Bëhet e ditur se njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori.