Policia ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, i cili dyshohet se sulmoi një grua me thikë.
Policia bën të ditur se viktima pas trajtimit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të mprehtë-thikë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.