Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar në Lipjan.
Sipas raportit të Policisë,, rasti ka ndodhur më 6 shkurt rreth orës 11:30.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”, ndërsa nuk është thënë nëse ka të arrestuar.
“Ankuesja kosovare raporton se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë dhe shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së