Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në Suharekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari ka dorëzuar në polici një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë dhe 13 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.