Policia ka theksuar se ndaj një personi në Janjevë është iniciuar rast sulmi ndaj personit zyrtar. Sipas policisë, i dyshuari ka sulmuar doktoreshën pasi nuk i ka lëshuar një dokument që nuk i lëshohet pacientit.
“I dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-doktoreshë në shenjë revolte për një dokument mjekësor i cili me rregullat e mjekësisë nuk i lëshohet pacientit”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.