Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje.
Ballkani pret Trepçën ’89 në kërkim të fitores, për të marrë pozitën e parë në tabelë.
Trepça ’89 në anën luan për fitore, pasi ndodhen në zonën e rrezikshme në renditjen tabelare.
Të dy ekipet kanë synimet e tyre në këtë takim, andaj na pret një ndeshje interesante.
Gjilani është nikoqir i Drenicës, në këtë xhiro.
Gjilanasit pas kalimit në finale të Kupës së Kosovës duan të vazhdojnë me fitore në Superligë.
Përballë kanë Drenicën, që ndodhen në pozitën e fundit të tabelës, dhe që kërkojnë t’i ikin.
Ndeshja tjetër tejet interesante është ajo në mes Llapit dhe Dukagjinit.
Të dy këto ekipe kanë synim një vend në garat evropiane dhe luajnë vetëm për pikët e plota sot.
Tri ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 15:00.