Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) kundër shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit të Supremes kandidati për deputet P.H i PDK-së i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, gjegjësisht pretendon se I njëjti është dëmtuar për një numër të caktuar votash.
“Gjegjësisht pretendon se i njëjti është dëmtuar për një numër të caktuar votash si rezultat i parregullsive me të cilat është cenuar e drejta e votës dhe integriteti i procesit zgjedhor, si pasojë e së cilës i njëjti ka mbetur jashtë listës së kandidatëve të cilët do të certifikohen, dhe atë në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Drenas…”, thuhet në vendim.
Për më shumë lexoni të plotë vendimin e Gjykatës Supreme këtu:
