Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar sulme të dhunshme nga serbët afër kufirit me Kosovën, raporton teve1.info
Në një intervistë për News24 të Shqipërisë, tha se për këtë sulm ka informata se po trajnohen rreth 400 ekstremistë serbë.
Sipas tij, me urdhër të Vuçiqit, këto grupe mund të aktivizohen me sulme agresive.
“Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive”, tha Sveçla për News24.
Gjatë intervistës për NeWs24, ministri i Brendshëm i Kosovës foli dhe për raportet e Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ku tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.