Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj opozitës për aksionin e sotëm për ndërprerjen e aktiviteteve të disa institucioneve serbe të jashtëligjshme të cilat vepronin në Kosovë.
Ai ka reaguar duke i quajtur “bërlloga” dhe ‘’të pafytyrë’’ opozitarët, transmeton Kosova Post.
”I i pyesim disa bërllogë të partive opozitare, si keni fytyrë që Policinë e Kosovës ta krahasoni me policinë e Millosheviqit, të pafytyrë”, është shprehur sonte ministri Sveçla në tubimin elektoral në Podujevë.
Kujtojmë se sot gjatë ditës Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar rreth aksionit të sotëm për ndërprerjen e aktiviteteve të disa institucioneve të jashtëligjshme të cilat vepronin në Kosovë. Kanë thënë se qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal./KosovaPost/.