Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po qëndron për vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur në takim nga Komandanti i Përgjithshëm i Karabinierëve, Gjeneral Teo Luzi, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga Ministria e Brendshme e Kosovës, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Karabinierëve.
Gjenerali Luzi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me Karabinierët
Ndërsa ministri Sveçla e ka falënderuar për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë.
“Të dyja palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy policive, në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive profesionale”, thuhet në njoftim.