Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, përcjell KosovaPost.
Sveçka ka bërë të ditur se kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“Kënaqësi të mirëpres sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-ve në në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Bashkë biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë si dhe për angazhimet e institucioneve tona me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, shkroi Sveçla në Facebook.