Sveçla takohet me ambasadorin italian: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me Ambasadorin e Italisë në Kosovë Antonello De Riu. Në takim temë kryesore ka qenë siguria në vend, përcjell KosovaPost.

“Diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë e cila vijon të jetë e qetë dhe për tema që mbulojnë fushat e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje Sveçla ka thënë se raportet me Italinë shquhen për bashkëpunim të mirëfilltë.

“Me Italinë gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish