Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Ai ka thënë se takimi është zhvilluar vonë pasdite dhe nuk ka detaje.
Syla ka bërë të ditur se në takim nuk ka qenë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. /Teve1