Kombëtarja e Kosovës u19 synon ja vazhdojë formën e mirë në kampanjën ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian, edhe ndaj Spanjës me të cilët do të përballet sot.
Djelmoshat tanë hyjnë në këtë sfidë, pas fitores minimalisht 1:0 ndaj Austrisë.
Ditën e sotme, ‘Dardanët’ e zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe.
E motivi është shumë i lartë i besuarve të Adil Maliqit, pas asaj që bën një xhiro më herët.
Në grupin 1, Kosova ndodhet bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.
Përballja e sotme e Kosovës me Spanjën nis nga ora 16:00.