Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka mirëpritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Szunyog theksoi se ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Nga këto takime shefi i zyrës së BE-së thotë se pret diskutime të frytshme.
“E mirëprita presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mbërriti sot në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj katërditure në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Malin e Zi, Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurtin. Në pritje të diskutimeve të frytshme!”, shkroi Szunyog.


























